Në kuadër të projektit “Rikonstruimi i EPSH Nefrologjisë Strugë dhe krijimi i kushteve për turizëm shëndetësor në RPJP”, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor në datën 15.04.2024, në Spitalin e specializuar EPSH Nefrologjia Strugë u bë pranim dorëzimi i dy intervenimeve thelbësore edhe atë:
- Investim në sistemin qendror për shpërndarjen e oksigjenit në tre salla për hemodializë, dhe në tre dhoma për kujdes intensiv dhe
- Përmirësimi i kushteve për hemodializë përmes blerjes së pajisjes për osmozë reverse.
Aktivitetet e parapara në kuadër të këtij projekti, parashikojnë Spitali i specializuar EPSH Nefrologjia Strugë të jetë segment i rëndësishëm në sistemin shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes realizimit zë 15.000 dializave në nivel vjetor dhe përmirësimi i kushteve duke siguruar sistem të sigurt për furnizim me oksigjen, me qëllim për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në qendrën për të sëmurët me sëmundje kronike dhe akute.
Investimi i realizuar është me vlerë prej 3.800.000 denarë. Projekti u financua përmes Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Realizues të punëve për shpërndarjen e oksigjenit është kompania Shoqëria për prodhimin e gazrave industrial TGS Tehniçki Gasovi nga Shkupi, ndërsa për osmozën reverse SHPTU Farma Trejd nga Shkupi.
No comment yet, add your voice below!