Strugë, 13 prill 2022 Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor e mbajti seancën e tij të tretë të rregullt në të cilin u shqyrtuan mundësitë për organizimin e vizitës studimore në disa shtete evropiane me qëllim që të shkëmbehen përvojat në sferat që janë me interes prioritar për komunat e Rajonit, dhe me qëllim që të nxitet zhvillimi rajonal përmes krijimit të partneriteteve me rajone të ngjashme nga vendet e tjera.
Në fillim fjalë kishin përfaqësuesit e projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, Jovan Manasijevski, Aleksandër Karaev, si dhe eksperti i angazhuar d-r Boris Cizel nga Sllovenia, të cilët diskutuan për mundësitë e organizimit të vizitës studimore, me çka, gjatë diskutimit, theks u vendos në sferat tematike të cilat janë të rëndësishme për rajonin planor Jugperëndimor.
Pas vizitave në të gjitha rajonet në vend dhe grumbullimit të interesit të treguar nga ana e kryetarëve të komunave, eksperti i angazhuar -r Boris Cizel, bashkë me ekipin e projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, do të përgatisë një program adekuat, dhe vizitë të vendeve të cilat janë të interesuara për shkëmbim të përvojave dhe krijimit të partneritetit përmes zhvillimit të projekteve rajonale. Vizitat studimore do të organizohen për tetë këshillat për zhvillim nga rajonet në vend, dhe atë në katër turne me nga dy rajone gjatë muajit maj, qershor dhe shtator të këtij viti.
No comment yet, add your voice below!