Skip to content

Mbeturinat dhe qentë endacak tema të nxehta në Rajon

DATA

March 30, 2023

Kategoritë

,

Në mbledhjen e sotshme të rregullt të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, me të cilën udhëhoqi kryetari i Komunës së Ohrit, d-r Kiril Pecakov, është konkluduar që gjatë këtij viti aktivitetet kryesore të jenë drejt zgjidhjes së problemeve me mbeturinat komunale dhe me qentë endacak. Në kontekst të këtyre temave të nxehta për Rajonin, anëtarët e Këshillit për zhvillim, u dakorduan që të takohen me ministrin e ambientit jetësor, Kaja Shukova me qëllim që të njoftohen me proceset e deritanishme, me çka më me prioritet është të intensifikohet zgjidhja e tyre sepse të njëjtat janë problem serioz për rajonin më turistik në shtet.  

 

U dakordua që të shfrytëzohen mundësitë për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e një ose dy stacionarëve në Rajon me çka do qasej drejt zgjidhjes humane me problemin me qentë endacak.

 

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit kërkuan që të njoftohen me zgjidhjen e integruar me mbeturinat komunale në rajonin Jugperëndimor dhe Pellagonisë, dhe për të cilën janë siguruar mjete përmes huasë nga EBRD dhe një pjesë nga bashkësia e donatorëve. Sipas informacioneve të fundit gjatë këtij viti do të furnizohen mjete transportuese, kontejnerë dhe shporta për mbeturina dhe fillimi i ndërtimit të transfer stacioneve, me qëllim që më tej të fillojnë punët nga faza e parë e ndërtimit të deponisë rajonale në Novac.

 

Në mbledhjen e sotshme anëtarët e Këshillit për zhvillim i shqyrtuan dhe i miratuan raportet vjetore për punën e Qendrës për zhvillim, me çka u shpreh kënaqësi për mënyrën e mbarëvajtjes së punëve dhe lartësisë së mjeteve. Pritet që edhe këtë vit të vazhdojnë investimet e mëdha siç janë rikonstruktimi i dy spitaleve për Sëmundje kardiologjike në Ohër dhe i Nefrologjisë në Strugë. Përveç saj, investime të rëndësishme do të ketë për zgjidhjen e problemeve me energjinë dhe efikasitetin energjetik në objekte publike, si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Për këtë qëllim janë siguruar rreth 100 milionë denarë nga donatorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Në mbledhje u shqyrtuan dhe njëzëri u miratuan Propozim-vendimi dhe vendimi për miratimin e Raportit vjetor për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2022 me Planin financiar të integruar dhe Propozim-vendimi dhe vendimi për miratimin e llogarive vjetore për punën e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor  në vitin 2022 dhe për projektin “Zhvillimi i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”.

 

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Komunës së Ohrit, d-r Kiril Pecakov organizoi takim joformal për kryetarët e tjerë të komunave nga Rajoni në të cilën u dakorduan për aktivitetet e ardhshme të Këshillit për zhvillim.

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy