Pak më shumë se 24 milionë denarë do të investohen në spitalin për Nefrologji në Strugë me qëllim që të rikonstruktohet objekti qendror dhe ai ku kryhet hemodializa dhe që ndodhet në afërsi të liqenit, me qëllim që të rritet efikasiteti energjetik i kësaj qendre spitalore të rëndësishme, por edhe të përmirësohen kushtet e të punësuarve dhe pacientëve. Kjo sot u zyrtarizua me nënshkrimin e marrëveshjes për realizimin e këtij objekti kapital, me çka nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale e nënshkroi ministri Risto penov dhe drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska, institucioni i cili është bartës i projektit.
Ministri Penov theksoi se me realizimin e aktiviteteve të parapara në masë të madhe do të përmirësohen kushtet dhe do të zhvillohen mundësi për turizmin shëndetësor sepse ky objekt në të kaluarën ka qenë i shfrytëzuar nga një numër i madh i vizitorëve të cilët kanë qëndruar në bregun e Liqenit të Ohrit, dhe kanë pasur nevojë për ndjekjen e hemodializës. Në kontekstin e ngritjes së kushteve për kësi lloj turizmi, si investime të rëndësishme në këtë pjesë të rajonit, Ministri Penov e përmendi edhe rikonstruktimin e objektit të spitalit të Kardiologjisë në Ohër dhe për sëmundjet e mushkërive në Prespë.
Në pajtim me projektin teknik të përgatitur mjetet do të investohen në ndërrimin e PVC dritareve dhe instalimin e sistemit të oksigjenit, prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, si dhe prodhimin e energjisë elektrike përmes instalimit të sistemit fotovoltaik prej 40 kW, theksoi Mirjana Lozansoka nga Qendra për zhvillim, duke i prezantuar para të pranishmëve aktivitetet e projektit. Përveç asaj një pjesë e rëndësishme e mjeteve do të investohen në rikonstruktimin e tërësishëm të objektit përreth liqenit me qëllim që të përmirësohen kushtet për kryerjen e hemodializës për pacientët nga rrethina, por edhe për vizitorët që kanë nevoja të atilla, dhe duan të qëndrojnë në bregun e Strugës dhe Ohrit.
Falenderim për përkrahjen me këtë projekt thksoi edhe drejtori i spitalit, Aleksandar Poposki dhe kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, të cilët theksuan se ky është një investim i rëndësishëm në spitalin për Nefrologji nga themelimi i saj para katër e gjysmë dekada.
Mjetet për rikonstruktimin janë siguruar nga buxheti qendror i shtetit, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, Komuna e Strugës, si dhe me mjete nga vetë spitali.
No comment yet, add your voice below!