Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në mbledhjen e 12-të, njëzëri, për president e zgjodhën kryetarin e Komunës së Makedonski Brodit, z.Zharko Risteski me mandat një vjeçar. Duke ju falënderuar për zgjedhjen, z.Risteski theksoi se si Këshill është e nevojshme mobilizimi i të gjithë subjekteve me qëllim që të tejkalohen problemet me funksionimin e komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike, si dhe në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për qytetarët. Në atë kontekst, presidenti i ri z.Zharko Risteski, si pozitive e vlerësoi rolin e Këshillit dhe të Qendrës për zhvillim të Rajonit, përmes të cilit realizohen projekte rajonale të rëndësishme të cilët i përmirësojnë kushtet e qytetarëve.
Në mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit për zhvillim, gjithashtu u shqyrtuan he u miratuan pikat për miratimin e Strategjisë komunikuese për periudhën 2024-2026 të Qendrës për zhvillim të RPJP, Plani financiar i plotësuar i Qendrës për vitin 2024, si dhe u miratua Vendimi për Shpallje për zgjedhjen e Drejtorit të Qendrës për zhvillim.
Pikat rendit të ditës dhe materialet:
– Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor
- Propozim-vendim dhe Vendim për zgjedhjen e Presidentit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
- Shqyrtimi i Propozim-Planit financiar të plotësuar të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2024.
- Propozim-vendim dhe Vendim për miratimin e Planit financiar të plotësuar të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2024.
- Shqyrtimi i Strategjisë komunikuese për vitin 2024-2026 të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
- Propozim-vendim dhe Vendim për miratimin e Strategjisë komunikuese për vitin 2024-2026 të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
- Propozim-vendim dhe Vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
- Të ndryshme.
No comment yet, add your voice below!